“Vdiq nga virusi kinez”, presidenti Trump reagon për vdekjen e ish-kandidatit presidencial
Presidenti Donald Trump ka reaguar për vdekjen e ish-kandidatit presidencial Herman Cain duke thënë në një konferencë se “ndërroi jetë nga vírusi kinez” ditën e enjte. Trump përdori termin që kritikët thonë se është racist pasi ai e quajti Cain ‘një person shumë të veçantë’ disa orë pasi u njoftua vdekja e 74-vjeçarit.
“Shoku im Herman Cain, një zë i fuqishëm për lirinë, ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Herman kishte një karrierë të mrekullueshme dhe adhurohej nga çdo person që e takonte, sidomos nga unë. Ai ishte një burrë shumë special, një patriot amerikan dhe një mik i mirë”.
Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare dhe lajmin e hidhur e konfirmoi faqja konservatore e internetit, Newsmax, ku Kain ishte një kontribues. Politikani vdíq në një spital të Atlantës, pasi prej disa javësh ishte në gjendje të réndé shëndetësore.
Më parë, 74-vjeçari ka vuajtur nga kánceri i zorrës së trashë në fazën e katërt, të cilën arriti ta mposhtte.Cain ishte shtruar që në datën 1 korrik dhe është figura më e lartë publike në ShBA që kthehet në víktímë të kórónavirusit.