Vëllai i vdiq nga Covid-19, flet motra e infermierit që veshi qese plehrash: Nuk e dimë ku është trupi i tij
Motra e një infermieri, i cili vdiq nga koronavirusi pasi trajtoi pacientët në një spital të Manhattan, ku punonjësit e stafit u detyruan të vishin qese plehrash për t’u mbrojtur vetë thotë se nuk e di ku është trupi i vëllait të saj.
Marya Sherron, motra e Kious Jordan Kelly, u shpreh se familja ishte në dhimbje për vdekjen tronditëse të personit të tyre të dashur.
Mes lotësh ajo tha:
Nuk e di se ku është. Nuk e di se ku është trupi i tij. Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh plotësisht.
Kujtojmë se Kious Kelly, 48 vjeç, vdiq në spitalin Mount Sinai Ëest në Manhattan të martën në mbrëmje, një javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Kelly ishte infermier në Mount Sinai Ëest, i cili si shumë spitale të tjera në Neë York është përballur nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) siç janë maskat dhe kostumet e izolimit.
Disa foto të postuara në Facebook tregojnë se ata vishnin qese plehrash për tu mbrojtur nga përhapja e virusit.