Vendet arabe, 13 kërkesa Katarit për të ndaluar embargon

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejn kanë paraqitur 13 kërkesa në Katar për t’i dhënë fund bllokadës kufitare dhe për të rivendosur marrëdhëniet midis tyre. Brenda 10 ditëve shteti i Gjirit Persik do t’i duhet të mbyllë televizionin ndërkombëtar Al Jazeera, të ndërpresë marrëdhëniet me Iranin, të mbyllë bazën ushtarake turke pranë Doha-s dhe të ndërpresë financimet e grupeve terroriste.

Kjo listë i është paraqitur Katarit nga Kuvajti, që në këtë fazë është duke bërë rolin e ndërmjetësit. Një tjetër listë si kjo është prezantuar 10 ditë më parë, por nuk ishte kaq e detajuar. Nisma e re e shteteve arabe u mor edhe me rekomandimin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë kërkuar që të kenë një bazë më solide në gjendje për të ndërmjetësuar mes vendeve të Gjirit.

Kërkesat e bëra nga shtetet arabe për t’i dhënë fund embargos ndaj Katarit kanë nxjerrë në pah rolin qendror të televizionit Al Jazeera, themeluar në vitin 1996 nga Hamad bin Kalifa al-Thani, babai i emirit aktual të Katarit, Tamim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kajro dhe Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, i kanë ndërprerë transmetimet. Nga 5 qershori, data e fillimit të krizës, Katari gjithmonë i ka mohuar lidhjet me terrorizmin dhe mbështetjen e Vëllezërve Myslimanë nga Al Jazeera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?