Vendet aziatike po kalojnë një valë të dytë infektimesh, pasi ulën masat drastike – E njëjta gjë mund t’i ndodhë Evropës

Ekzistojnë dy mënyra kryesore që virusi mund të bëjë një rikthim pas uljes së masave drakoniane: Së pari, një numër i vogël i banorëve që ishin nën bllokim ende mund të kenë virusin kur ngrihen kufizimet por nuk e dinë që janë të sëmurë. Ata njerëz pastaj mund ta përhapnin atë, duke filluar një valë të re infeksionesh. Së dyti, udhëtarët ndërkombëtarë mund të sjellin përsëri virusin në vend.

Kjo e fundit duket se ka ngjallur një infeksion të ri në Hong Kong. Përhapja e Hong Kongut përbëhej nga vetëm 100 raste në fillim të marsit; qyteti kishte zbatuar distancimin e gjerë social, rregullat e punës nga shtëpia, fushatat e informacionit publik. Më 2 mars, shërbyesit civil u kthyen në zyrat e tyre. Dy javë më vonë, qyteti raportoi një kërcim në 160 raste të COVID-19.

Ndërsa banorët që kishin qenë jashtë vendit filluan të ktheheshin në shtëpi, rastet e Hong Kongut u dyfishuan. Në fund të marsit, kishte raportuar më shumë se 400 raste të koronavirusit të ri. Që nga e mërkura, qyteti kishte arritur në 960 infeksione.

Shefi ekzekutiv i Hong Kong-ut, Carrie Lam, tha që qyteti tashmë kishte ndaluar dy valët e para të virusit.

Pothuajse të gjitha rastet e reja të koronavirusit në Kinë kontinentale tani vijnë nga njerëz që udhëtojnë nga jashtë, përfshirë studentë kinezë që kthehen në shtëpi.  “Ata tani po mbjellin valën e dytë,” tha Cowling ekspert i fushës.

Shkencëtarët kinezë dhe ekspertët e shëndetit më parë kishin minimizuar kërcënimin e një valë tjetër të infeksioneve koronavirus.

Por ekspertët kanë theksuar se pandemia e gripit të vitit 1918 vrau më shumë se 50 milion njerëz në tre valë. E dyta ishte më vdekjeprurëse.

Nëse Evropa nuk mëson nga gabimet e Azisë, ka të ngjarë që edhe kontinentit i vjetër të kalojë një valë të dytë infektimesh.

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP