Vendet e pasura të parat për vaksinën kundër Covid-19. Po pjesa tjetër?

Vendet e pasura kanë “bllokuar” tashmë më shumë se një miliard doza të vaksinave për Covid-19, duke ngritur shqetësime se pjesa tjetër e botës do të mbetet “në fund të radhës”. Dozat me siguri do të kenë vështirësi për të përballuar gjithë kërkesën në treg, në një botë me afro 7.8 miliardë njerëz.

Mundësitë e vendeve më të pasura do të monopolizojnë furnizimin, një skenar që ndodhi dhe me pandeminë e gripit të derrit në vitin 2009 dhe kjo ka nxitur shqetësime midis vendeve të varfra. SHBA-ja, Britania, Bashkimi Europian dhe Japonia kanë siguruar deri më tani rreth 1.3 miliardë doza, sipas firmës analitike me qendër në Londër, Airfinity.

Studiuesit duket se janë në hapa të mbarë, por ka ende shumë gjëra për t’u vërtetuar: si fillim do të shihet se sa efektive do të jenë vaksinat, më pas a do të miratohen ato përfundimisht dhe si do procesohet me rritjen dhe shtimin e prodhimit. Furnizimi në të gjithë botën mund të mos arrijë në 1 miliard doza deri në tremujorin e parë të vitit 2022, parashikon Airfinity.

Nëse qeveritë vendosin vetëm interesat e tyre personale në fillim, kjo mund të sjellë një rezultat më të keq për të gjithë, duke lejuar përhapjen e virusit, paralajmërojnë disa zyrtarë. Ende ekziston shqetësimi se pjesa tjetër e botës, mund të mbetet mbrapa.

SHKARKO APP