Vendet e varfra kanë gjithnjë e më pak vaksina

Firmat farmaceutike që prodhojnë vaksina kundër Covid-19, duhet të prodhojë më shumë për vendet në zhvillim. Kryetarja e Organizatës Botërore të Tregëtisë Ngozi Okonjo-Iweala ka deklaruar se po ecet gjithnjë e më ngadalë për të dërguar vaksina për vendet që janë duke luftuar më shumë me koronavirusin dhe se kjo gjë është e papranueshme.

Ajo vuri në dukje marrëveshjen që AstraZeneca ka bërë me Instituin e Serumit në Indi për të prodhuar vaksinën. BBC raporton se ka disa kapacitete në vendet në zhvillim të papërdorura deri tani. “Novovax, Johnson & Johnson dhe të gjithë të tjerët duhet të ndjekin shembullin”, tha shefja e OBT-s , duke iu referuar prodhuesve të tjerë të vaksinave.

Ekspertët kanë bërë të ditur se vendet e varfra nuk duhet të presin shumë gjatë për të marrë vaksina. Lloji i pabarazive në aksesin e vaksinave janë vërtet të pranueshme pasi 10 vende kanë administruar 70% të dozave të vaksinave në botë dhe ka vende që nuk kanë një dozë të vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?