Vendet më besimtare në Europë

Europianët janë më pak besimtarë sesa pjesa tjetër e botës. Megjithatë, brenda Europës shfaqen dallime të konsiderueshme përsa i përket shkallës së angazhimit fetar, kjo sipas një analize të realizuar nga Qendra e Kërkimeve Pew në 34 vende të ndryshme të botës.

Kjo analizë tregon se Europa Qendrore dhe ajo Lindore është më besimtare se Europa Perëndimore. Për shembull në Armeni dhe Greqi, afërsisht gjysma e të rriturve janë shumë besimtarë. Ndërkohë, vetëm një në dhjetë persona në Danimarkë, Suedi dhe Britani beson në Zot.

Armeni, Bosnje, Gjeorgji, Greqi dhe Rumani tregohet se gjysma e të rriturve ose më shumë në jetën e tyre feja është e rëndësishme, krahasuar me rreth një në dhjetë persona që e sheh besimin fetar si të rëndësishëm gjatë jetës në Francë, Gjermani dhe Britani, por edhe në disa vende të tjera të Europës Perëndimore.

Në të njëjtën kohë, jo të gjitha vendet në Europën Perëndimore kanë nivel të ulët të përkushtimit fetar dhe, jo të gjitha vendet në Europën Qendrore dhe Lindore janë në nivelin më të lartë të indeksit.

Për shembull, 37% e të rriturve Portugezë janë shumë fetarë, dukshëm më shumë se vendet e tjera të Europës Perëndimore, por edhe në përputhje me Poloninë.

Çekia dhe Estonia kanë një nivel fetar të ngjashëm me Danimarkën, dukshëm më i ulët se në shumicën e vendeve të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore.

SHKARKO APP