Vendet më të rrezikshme për pushimet verore, zbulohet lista

Jemi në pikun e sezonit turistik dhe frika e terrorit vazhdon të përhapet por sa të sigurta janë pushimet e kësaj vere në të gjithë Europën? Nga Spanja në Francë, Portugali, Itali dhe Greqi, ka vende të panumërta pushimi në të gjithë Europën që preferohen nga turistët por ndërsa trazirat politike dhe komplotet terroriste janë përplasur në të gjithë kontinentin, shumë turistë janë të shqetësuar për sigurinë e tyre kur udhëtojnë jashtë vendit-raporton “Koha Jonë”.

Hulumtimet kanë zbuluar se 97% e britanikëve janë shprehur se siguria është shqetësimi kryesor kur zgjedhin destinacionin e pushimeve. Tabloiti britanik “Daily Express” ka gjetur se sa i sigurt është zgjedhja e destinacionit tuaj këtë verë.

Zyra e Jashtme dhe Komonuelth (FCO) ka përditësuar kohët e fundit kategoritë e kërcënimeve terroriste për udhëtarët britanikë. Vendet më parë ishin të ndara ose si një kërcënim i lartë, i përgjithshëm, themelor ose i ulët por këtë vit ka ndryshuar. FCO ka ndryshuar sistemin e kategorisë në mënyrë që të ofrojë hollësi të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas komenteve të marra gjatë konsultimit, mënyra se si paraqitet kërcënimi nga terrorizmi do të bëhet më përshkrues, duke ofruar më shumë informacion në lidhje me parashikueshmërinë, frekuencën, kontekstin dhe shtrirjen e sulmeve në vendet individuale, si dhe vlerësimin e Kapaciteti i shërbimeve të sigurisë lokale për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve. Kjo qasje u mbështet nga publiku dhe nga industria e udhëtimeve”,-thekson FCO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të listuara si “të rënda”, kërcënimi i terrorizmit në Britani të Madhe është më i larti në Europë, kështu që pushuesit që zgjedhin të bëjnë pushime në këtë shtet, do të kenë një kërcënim më të madh në krahasim me vendin e tyre.

Rusia është i vetmi vend në kategorinë tjetër, me një kërcënim “të lartë” të terrorizmit. FCO shpjegoi: “Kërcënimi kryesor terrorist në Rusi vjen nga grupet islamike dhe rebele në Kaukazin e Veriut, por sulmet nuk janë të kufizuara në këtë rajon. Sulmet e mëparshme kanë parë një numër të madh të viktimave”.

Kategoria tjetër e terrorizmit është “shumë e mundshme”, e cila përfshin: Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Turqinë, Austrinë dhe Maqedoninë. Ato vende me kërcënim “të mundshëm” të terrorizmit përfshijnë: Bosnje-Hercegovinë, Qipro, Itali, Holandë, Spanjë dhe Suedi.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?