Vendet që vrasin demokracinë, dhe aty ku jetohet 100% i lirë
Raporti vjetor i ”Lirisë në Botë”, rendit kombet sipas lirive civile dhe të drejtave politike me secilin vend të vendosur në një nga tre kategoritë: ”Të lirë, pjesërisht i lirë dhe jo i lirë”.
Rreth 88 vende, përfshirë Britaninë dhe Amerikën, u konsideruan si ”të lirë”, ndërsa 49, duke përfshirë Tajlandën, Egjiptin dhe Turqinë, i konsideruan “jo të lira”.
Secili vend jep një rezultat me pikë për cilësinë e demokracisë. Ai që ka 100 pikë është në krye dhe këtë vend e zënë tre shtetet nordike; Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Vendin më të keq e zë Siria nën diktaturën brutale të Bashar al-Assad, e ndjekur nga Sudani Jugor, Eritrea, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani.
Numri i njerëzve që jetonin nën kushte “jo të lira” është rreth 2.7 miliardë njerëz. Por më shumë se gjysma e këtij numri jeton vetëm në një vend – Kina, e cila u rendit e 19-ta.

KOHA JONË SONDAZH

