Vendi evropian që paguan më shumë kërkon punëtorë, rroga mesatare është 6000 euro në muaj

Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm. Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit.

Dukati i Madh në qendër të Evropës është një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi gjigantët e mëdhenjë financiarë dhe të teknologjisë kanë zgjedhur të zbarkojnë këtu për të hapur zyrat e tyre.

Disa nga profesionet më të kërkuara në Luksemburg janë ato në banka, financa, IT dhe shëndetësi, por edhe sektori i transportit dhe i pasurive të paluajtshme kërkon staf.

SHKARKO APP