Vendi i BE-së që prodhon më shumë kartolina
Dërgimi i kartolinave ka qenë një nga ritet më të bukura të festave disa vite më parë. Këto Krishtlindje për shkak të krizës së Covid-19 do të jetë e vështirë për të takuar familjarë dhe miq dhe dërgimi i një kartoline mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u uruar festat.
Sipas Eurostat, të dhënat e një viti më parë tregojnë se Suedia është vendi që ka printuar më shumë kartolina. Në të gjithë BE-në për vitin 2019 janë printuar 59.5 milionë kartolina. Më shumë se 2/3 e tyre janë printuar në vetëm tre shtete: Suedi, 14.5 milionë (24%), Gjermani 13.9 milionë (23%) dhe Spanjë 11.8 milionë (20%).
Numri i kartolinave të prodhuara ka ardhur duke u ulur çdo vit, ku në krahasim me vitin 2009, vitin e kaluar kemi pasur 41% më pak, pasi 11 vite më parë u printuan 102 milionë kartolina.