Vendi i parë në botë ku asnjë qen nuk është i pastrehë

Që nga shekulli 19-të, Holanda ka pasur një dyndje të madhe të kafshëve. Pas një periudhe, në vend u përhap sëmundja e tërrbimit, e cila shkaktoi ngordhjen e mijëra qenëve. Edhe qentë që nuk ishin të sëmurë, u braktisën nga pronarët e tyrë si pasojë e frikës dhe panikut që u krijua. Kjo bëri që rrugët e Holandës të mbusheshin me qen të braktisur dhe të pastrehë.

Holanda nuk e duronte dot më këtë situatë dhe donte ta ndryshonte atë me çdo kusht. Ajo nisi sterilizimin dhe kastrimin e qenëve dhe kjo ishte diçka e detyrueshme dhe nuk kushtonte asnje lekë, pasi qeveria holandeze mori përsipër të tëra shpenzimet e nevojshme. Kjo bëri të mundur që të sterilizoheshin të paktën 70 përqind e qenëve të rrugës.

Hapi i fundit që e bëri Holandën vendin e parë në botë ku qentë e pastrehë nuk egzistojnë, është organizimi i një eventi madhështor, ku qentë e pastrehë u pastruan dhe u rregulluan nga profesionistë, dhe u vunë në një ankand masiv. Ky veprim bëri që banorët të dashuroheshin pas tyre dhe t’i merrnin ata në shtëpitë e tyre. Rreth 90 përqind e shoqërisë holandeze, kane adoptuar një qen dhe e mbajnë atë në shtëpinë e tyre.

SHKARKO APP