Vendi i pestë në Europë, Mbretëria e Bashkuar konfirmon 2 rastet e para me coronavirus
Britania e Madhe është bërë vendi i pestë pas Francës, Gjermanisë, Finlandës, Italisë që ka regjistruar dy persona të prekur nga coronavirusi.
Ata janë dy persona nga e njëjta familje dhe janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar, nga autoritete e shëndetit publik.
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në veriperëndim të Anglisë deklaron se ata janë vënë në izolim dhe po kurohen.
“Jemi duke përdorur procedura të testuar të kontrollit të infeksionit për të ndaluar përhapjen e virusit”, tha Prof. Chris Whitty në një deklaratë për mediat, duke shtuar se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që kanë pasur kontakte me pacientët e infektuar.
Gjermania ka konfirmuar rastin e saj të pestë të coronavirusit, në shtetin jugor të Bavarisë, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetit bavarez të enjten.
Pacienti mashkull është i punësuar në të njëjtin vend pune si katër personat e tjerë që kontraktuan virusin nga një bashkëpuntor që vinte nga Kina.