Vendi më i ftohtë i banueshëm në botë, është në…(FOTO)
I ftohti Siberian, jo më kot është një shprehje që tregon për temperatura në ekstrem të ftohta, ku dhëmbët ju kërcasim dhe çdo gjë rreth teje është e ngrirë. Por a është me të vërtetë në Siberi, vendi ku banorët përjetojnë të ftohtin më të madh në botë?
Në një fshat të vogël në Siberi i quajtur Oymyakon, temperaturat regjistrohen deri në -68 gradë Celsius, mban kurorën, si vendi më i ftohtë në botë.
Temperaturat mesatare në dimër arrijnë diku tek -50 gradë Celsius dhe vetëm rreth 500 njerëz të guximshëm në fshat arrijnë të përballojnë të ftohtin e frikshëm në shtëpizat e tyre.
Fotografi Amos Chapple, nga Zelanda e Re, bëri një udhëtim dy ditorsh në fshatin rus dhe mësoi se sa të dhimbshme mund të jenë temperaturat e ulëta.