Vendi në luftë, por djali kryeministrit është në Miami! Ushtarët izraelitë të revoltuar: Ai shijon jetën, ne në vijën e parë
Lufta Izrael-Hamas vijon ende, ku kombi hebre ka thirrur mijëra rezervistë për të marrë armët dhe për të mbrojtur atdheun e tyre. Deri më tani në vend kanë mbërritur rreth 360 mijë rezervistë. Megjithatë, në mes të këtij mobilizimi masiv, disa ushtarë i kanë bërë Benjamin Netanyahut pyetjen: Ku është djali juaj zoti kryeministër?
32-vjeçari Yair Netanyahu ndodhet në Florida që nga prilli dhe nuk ka arritur të paraqitet për të mbështetur kombin e tij, për acarimin e disa prej trupave. Një tjetër rezervist, i cili ishte kthyer në Izrael nga SHBA, duke lënë punën dhe familjen e tij atje, gjithashtu i bëri jehonë të njëjtit shqetësim.
“Nuk ka asnjë mënyrë që të qëndroj atje dhe të braktis vendin tim, popullin tim, në këtë kohë kritike. Ku është djali i kryeministrit? Pse nuk është në Izrael? Është momenti më bashkues për ne si izraelitë në historinë tonë të fundit dhe secili prej nesh duhet të jetë këtu tani, përfshirë djalin e kryeministrit”, tha ai.