Vendi që shtrydh punonjësit: Gruaja vdes sepse punoi 159 orë…

Japonia është vendosur më shumë se kurrë përballë presionit për të rregulluar kulturën e punës, pasi është zbuluar se një 31-vjeçare, punonjëse e televizionit publik NHK në Tokio ka vdekur nga oraret e tejzgjatura të punës. Miwa Sado ka punuar 159 orë mbi orarin e punës dhe ka marrë vetëm dy ditë pushim në muaj, gjë që solli ndalimin e zemrës në korrik të 2013-ës. Motivi i vdekjes asokohe u përcaktua ‘vdekje nga puna e tepërt’, por është bërë publik vetëm tani nga ish-eprori i saj.

Vdekja e Sado-s pritet të rrisë presionin tek autoritetet japoneze për të publikuar rastet e shumta të vdekjeve pas orëve të gjata në punë. Në 2015-n, Matsuri Takahashi 24 vjeç, vrau veten nga stresi i orëve të gjata të punës. Ajo kishte punuar 100 orë shtesë muajt para se t’i jepte fund jetës.

Javë para se të vdiste në Krishtlindjet e 2015-ës, Takahashi shkruante në rrjete socialer: “Dua të vdes. Jam fizikisht dhe mendërisht e shkatërruar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i saj shkaktoi një debat kombëtar mbi praktikat e punës së Japonisë dhe detyroi kryeministrin, Shinzo Abe, të adresojë një kulturë të punës që shpesh i detyron punonjësit të punojnë mbi orarin e punës për të demonstruar përkushtimin e tyre, edhe pse ka shumë pak prova se diçka e tillë rrit produktivitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria propozon të kufizojë punën shtesë mujore në 100 orë dhe të vendosë ndëshkime për kompanitë që lejojnë punonjësit e tyre që të tejkalojnë kufirin, masat që kritikët thonë se ende i vënë punëtorët në rrezik. Më shumë se 2000 japonezë kanë vrarë veten nga stresi i punës në një vit, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë vdekur nga ataku kardiak, mbytja apo gjendje të tjera nga të kaluarit shumë kohë në punë./Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?