Vendimi i papritur/ Jep dorëheqjen lideri i Pesë Yjeve në Itali

Lideri i forcës politike “Pesë Yjet” ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryesues i kësaj partie. Ai ka dhënë dorëheqjen, pasi kërkon të frenojë një valë defektesh që kërcënon shumicën parlamentare të qeverisë.

Ndërsa vendimi i tij nuk pritet të rrëzojë qeverinë, nënvizon ndarje të thella brenda Lëvizjes Pesë Yjet dhe injekton paqartësi të mëtejshme në marrëdhëniet e partisë me partnerin në koalicion, Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

“Jam këtu përpara jush për të dhënë dorëheqjen si lideri i Pyesë Yjeve.  u tha 33-vjeçari Di Maio anëtarëve të partisë në një ngjarje të veçantë të partisë në takimin me shefat rajonalë. Maio tha se Vito Crimi do të drejtojë përkohësisht lëvizjen e famshme në Itali. “Dorëheqja e Di Maio është shumë e keqe për të ardhmen e koalicionit qeverisës,” tha Francesco Galietti, kreu i konsulencës politike Sonar.

SHKARKO APP