Vendimi i qeverisë, 20 mijë euro çdo të ri kur të mbushë 18 vjeç
“20,000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të arrijnë moshën 18 vjeç”.
Ky është plani ambicioz i Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet ti kushtojë qeverisë në Madrdi rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës. Nisma u prezantua nga ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Díaz pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 korrikut.
Díaz thotë se paratë që do t’u jepen të rinjve për studim, trajnim ose fillimin e një biznesi do të përkthehen në barazi mundësish pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve.