Vendimi i Trump për mosfinancimin e OBSH, reagon ashpër Bill Gates: I rrezikshëm, bota tani…
Reagime të menjëhershme ka pasur, madje edhe plot me kritika, pas vendimit te fundit të presidentit te SHBA-së, Donald Trump për të ndaluar financimin e OBSH-së, në mes të pandemisë që po bën kërdinë në mbarë botën.
Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda kanë thënë se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “aq i rrezikshëm sa tingëllon”.
“Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, u përgjigjën ata me një postim në Twitter.
Organizata e tyre, Fondacioni Gates, është një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së.