Vendoset data për hapjen e shkollave në Greqi
Në Greqi shkollat do të hapen më 14 shtator. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit Niki Kerameos dhe ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, në prani të zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për shtyp.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit hapja e shkollave në vendin fqinj u shty dhe kështu zilja e parë do të bjerë më 14 shtator.
Kerameos bëri një referencë të gjerë për masat që janë marrë tashmë dhe përgatitjen që është bërë për funksionimin e sigurt të shkollave dhe vuri në dukje se nëse është e nevojshme, do të merren masa më të rrepta ose masa më fleksibël.
Masat përfshijnë: Përdorimin e një maske të detyrueshme në të gjitha ambientet e brendshme dhe transportin e studentëve; Maska do të jetë falas në shkollat publike dhe private; Nuk ka kampionate shkollore, etj…