Venezuela lejon varrosjen e pilotit terrorist, sulmoi godinën e qeverisë
Autoritetet venezueliane kanë lejuar varrosjen e një oficeri rebel të policisë, i cili u vra nga forcat e sigurisë.
Oscar Pérez u emërtua si një “terrorist” nga qeveria pasi ai hodhi granata në ndërtesat e qeverisë nga një helikopter të cilin e kishte vjedhur qershorin e viti të kaluar.
Ai më pas u arratis por u gjurmua nga autoritetet dhe u vra pas një rrethimi nëntë orësh në afërsi të kryeqytetit Caracas, më 15 janar.
Vetëm dy të afërm u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit mëngjesin e së dielës, 21 janar 2018.
Autoritetet fillimisht refuzuan t’u japin trupin e pajetë anëtarëve të familjes, duke krijuar konfuzion nëse funerali do të lejohej të ndodhte.
Por trupi i Perez më pas u dorëzua dhe u varros në një varrezë në kryeqytetin Caracas.
Pérez kishte qenë anëtar i policisë forenzike, e njohur si CICPC, për 15 vjet përpara se të bëhej njeriu më i përfolur në Venezuelë.
Ai arriti të shmangë forcat e sigurisë për gati shtatë muaj, dhe bëri të paktën një paraqitje në një protestë opozitare ku njerëzit brohorisnin përkrah tij dhe bënin foto me të.
KOHA JONË SONDAZH

