Venezuelë, asambleja e re shkarkon kryeprokuroren anti-Maduro

Forcat venezueliane të sigurisë kanë rrethuar zyrën e kryeprokurores Luisa Ortega në Karakas, një veprim të cilin ajo e ka cilësuar një agresion. Rrethimi i zyrës së saj ka ardhur një ditë pas krijimit të asamblesë kushtetuese, me nismë të presidentit Maduro, që e shkarkoi kryeprokuroren nga detyra. Zonja Ortega, një kritike e sertë e presidentit të majtë Nicolas Maduro, kishte kundërshtuar krijimin e organit të ri, që i heq kompetencat gjyqësorit.

Ajo gjithashtu hapi një hetim për manipulim të votave gjatë procesit të votimit për ngritjen ose jo të strukturës së re. Presidenti Maduro, një ekstremist i majtë që thotë se asambleja nevojitet për të sjellë paqen pas muajsh të tërë protestash të shkaktuara nga kriza ekonomike, i ka hedhur poshtë akuzat.

Nga ana e saj, prokurorja e përgjithshme ka shprehur indinjatën në Twitter, duke publikuar edhe foto nga vendngjarja. “E refuzoj me të gjitha forcat këtë veprim dhe e denoncoj këtë akt arbitrar përpara komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar Ortega.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fotot e saj shihen disa dhjetëra oficerë të Gardës Kombëtare që kanë rrethuar ndërtesën, të fshehur prapa mburojave që përdoren kundër turmës në raste protestash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonja Ortega, e cila ishte e lidhur me qeverinë, u shkëput nga radhët e saj në muajin mars. Ajo habiti jo pak venezuelianë kur papritur u shfaq në televizion për të denoncuar përpjekjet e Gjykatës së Lartë për t’i marrë kompetencat Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?