Venezuelë, plumba mbi makinën e blinduar të Juan Guaidó

Karvani i Presidentit të Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës Juan Guaidó u sulmua nga ‘colectivos’ pro Maduro.

Guaidó ishte duke shkuar në ndërtesën legjislative kur makina me të cilën ai udhëtonte u gjend nën breshërinë e armëve.

Fal makinës së blindura jeta e Guaidó nuk u vu në rrezik teksa u dëmtuan nga plumbat makinat e tjera që e shoqëronin.

Fakti tregon se edhe ato garanci të vogla që lideri i opozitës ende dukej se i gëzonte tani janë zhdukur.

Ndërkohë në Venezuelë tensionet janë rritur bashkë me rrezikun e protestave të reja dhe të ashpra në rrugë pas shpalljes nga një grup prej 100 anëtarësh të Asamblesë Kombëtare të Juan Guaidó si kryetar i Parlamentit, i cili para pak ditësh nuk u lejua të hynte në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, brenda të cilit deputetët e opozitës pushtuan për disa orë foltoren.

SHKARKO APP