Verhofstadt: “Të krijohet një FBI Europiane, tani urgjentisht”
Negociatori i Brexit-BE, Guy Verhofstadt, ka deklaruar se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, për Brukselin do të ishte një “mundësi e madhe” për më shumë integrim dhe për të rregulluar disa nga problemet më të mëdha të bllokut.
Verhofstadt, autor i librit “Europa, Shansi i fundit”, tha se Brexit krijon një mundësi për të ndërtuar një “FBI Europiane”, duke integruar vendet anëtare me ndarjen e mëtejshme të informacionit dhe për të krijuar kufitare mbrojtjës dhe kontrolle të përbashkëta.
Ai tha se në vend të tërheqjes dhe thyerjej pasi Britania pret lidhjet me bllokun, Europa duhet të krijojë një bashkim më të fortë politik, të mbrojtjes dhe të unifikojnë tregun e saj të përbashkët në të gjithë industritë dhe sektorët e shërbimit.
“Kjo është një thirrje për të shtyrë Brexit që të përforcohet nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Diskutimi i Brexit është një mundësi jo vetëm për të diskutuar dhe negociuar një marrëveshje të re, një partneritet të ri me Britaninë, por edhe për të rregulluar se tani është koha që të kemi një qeveri të vërtetë në Europë”,- u shpreh Verhofstadt.
Një nga idetë e ish-ministrit belg është krijimi i një agjencie në bazë të FBI-së amerikane.
Duke folur për “Business Insider” ai tha: “Ne kemi nevojë për të vendosur atë që unë e quaj “FBI Europian”, sepse ka shumë kërcënime për terrorizmin, ku edhe çdo vend është duke punuar veçmas nga njëri-tjetri”.
Ai tha se bashkëpunimet e ardhshme do të përmirësojë komunikimin dhe për do të zvogëlojë dyfishimin mes shteteve anëtare të BE-së. Verhofstadt tha se ishte “shumë shpejt”, të flasësh për ndikimin e Brexit për Britaninë apo për qytetin e Londrës.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

