Vesh minifund, arrestohet modelja (Video)
Një modele në Arabinë Saudite është arrestuar pasi ka publikuar një video në Snapchat e veshur me minifund ndërsa shëtiste në territorin e një fortesë të lashtë Ushaykir.
Vajza e njohur si ‘Khulood’ mbante veshur fund të shkurtër, bluze të zezë dhe atlete. Por policia e Rijadit arrestoi modelen për shkak se veshja e saj konsiderohet ‘mosrespektim dhe shkelje e mësimeve të Islamit’, raporton televizioni shtetëror saudit.
Gratë e huaja dhe vendase në Arabinë Saudite duhet të veshin rroba të njohura si abayas. Shumica e tyre duhet të mbulojnë flokët dhe fytyrën me një perde të zezë dhe pse janë bërë përjashtime për personalitete që vizitojnë vendin.
Video e vajzës, ka shkaktuar diskutime shumë të mëdha në rrjetet sociale dhe disa nga kometuesit kërkuan arrestimin e saj për thyerjen e kodit të rrobave strikte të vendit mysliman.
Ndërsa komentues të tjerë e kanë mbrojtur ‘Khulood’ duke e përgëzuar për trimërinë e treguar duke u shprehur se gratë në Arabinë Saudite duhet të veshin rroba të lirshme.

KOHA JONË SONDAZH

