Vesh minifund, arrestohet modelja (Video)

Një modele në Arabinë Saudite është arrestuar pasi ka publikuar një video në Snapchat e veshur me minifund ndërsa shëtiste në territorin e një fortesë të lashtë Ushaykir.

Vajza e njohur si ‘Khulood’ mbante veshur fund të shkurtër, bluze të zezë dhe atlete. Por policia e Rijadit arrestoi modelen për shkak se veshja e saj konsiderohet ‘mosrespektim dhe shkelje e mësimeve të Islamit’, raporton televizioni shtetëror saudit.

Gratë e huaja dhe vendase në Arabinë Saudite duhet të veshin rroba të njohura si abayas. Shumica e tyre duhet të mbulojnë flokët dhe fytyrën me një perde të zezë dhe pse janë bërë përjashtime për personalitete që vizitojnë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e vajzës,  ka shkaktuar diskutime shumë të mëdha në rrjetet sociale dhe disa nga kometuesit kërkuan arrestimin e saj për thyerjen e kodit të rrobave strikte të vendit mysliman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa komentues të tjerë e kanë mbrojtur ‘Khulood’ duke e përgëzuar për trimërinë e treguar duke u shprehur se gratë në  Arabinë Saudite duhet të veshin rroba të lirshme.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?