Vetëhelmimi i ish-gjeneralit, hetim për futjen e helmit në sallën e gjyqit
Autoritet holandeze kanë hapur një hetim për të zbuluar se si një i akuzuar për krime lufte arriti të kontrabandojë helm në një sallë gjyqi në Hagë.
Slobodan Praljak, menjëherë pasi dëgjoi vendimin ku u shpall fajtor për krime lufte piu helm përpara gjyqtarëve.
Ish-komandantit të forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95 vdiq në spital të mërkurën, pak kohë pasi piu helmin.
Dënimi i tij prej 20 vitesh për krime lufte në Bosnje sapo ishte riafrimuar ndërsa ai deklaroi se ishte i pafajshëm.
“Slobodan Praljak nuk është një kriminel lufte. Hedh poshtë vendimin e gjykatës,”-tha ish gjenerali. Pastaj piu helimin nga një shishe qelqi e vogël ngjyrë kafe dhe u shpreh: “Kam pirë helm.” Menjëherë seanca gjyqësore u ndërpre dhe u dëgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte, raporton BBC.
Vendimi ndaj Praljak dhe pesë të pandehurve të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit u dha pas 20 vitesh punë nga gjykata.
Hetuesit po përpiqen që zbulojnë se si arriti që të helmi vdekjerurës të futej në një sallë gjyqi të sigurisë së lartë.
Vetëvrasja e Praljak nuk ishte e para gjatë gjykimit të Hagës. I dyshuari për krime lufte gjatë luftës kroato-serbe, Slavko Dokmanoviç është varur në qelinë e tij më 1998 si edhe Milan Babiq, i dyshua për krime lufte po ashtu gjatë luftës kroato-serbe vrau veten në qelinë e tij më 2006.
KOHA JONË SONDAZH

