Veteranët e mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore: Detyra juaj të uleni në…

Një luftë me një armik të pa dukshëm, por mjaft të rrezikshëm. Një ndër veteranët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, Harry Fenn, tashmë 95 vjeç, ka dhënë një mesazh në këto kohë të pandemisë që ka futur botën në rrezik të madh. Me anë të një video, të publikuar në rrjete sociale, Harry, i bën thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e epidemisë vdekjeprurëse.

“Më 1944, unë i shërbeve vendit tim dhe bëra detyrën time. Tashmë është detyra juaj të uleni në shtrat. Ju lutem shpëtoni jetë”. Kurse një tjetër veteran, Jack Bowden, 98-vjeç, nga Bolton, ka asistuar në prodhimin e penicilinës në Shkollën Mjekësore “Royal Navy” në Cleverdon, gjatë luftës.

98-vjeçari një javë më parë rezultoi mbartës i virusit korona. Gjithashtu edhe ai i bën thirrje qytetarëve të mbrojnë veten dhe të tjerët, duke qëndruar në shtëpi. Ish-farmacisti u dërgua në një repart izolimi, pasi u “përqafua” me padneminë. U kthye në shtëpinë e të moshuarve para pak ditësh, pasi gjendja e tij u përmirësua dukshëm.

SHKARKO APP