Vetëvritet aktorja dhe shkrimtarja e njohur
Autorja e Best Sellerave dhe aktorja e njohur Jean Stein ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i tetë i një ndërtese në Manhatan.
Sipas autoriteteve, Stein me sa duket i dha fund jetës së saj duke rënë nga banesa të dielën më 30 prill. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, në banesën në Manhattan
83-vjeçarja ishte e njohur për historitë e saj mbi Robert Kennedy, si dhe muza e Andy Warhol-it Edie Sedgwick.
Shkrimtarja u hodh për vdekje nga apartamenti, i cili ka qenë trashëgimi e Gloria Vanderblit, ku e njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me djalin e kësaj të fundit CarterVanderblit në vitin 1988.
Carter ishte 23-vjeç kur u hodh nga ballkoni i shtëpisë ndërkohë që nëna e tij u përpoq ta ndalonte.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.


KOHA JONË SONDAZH

