Vetëvritet DJ i famshëm në Itali

Trupi i 33 vjeçarit Stefano Mastrolittit, DJ të famshëm të “Radio 101” në Itali, u gjet pa jetë në apartamentin e tij në Milano.

Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se i riu ka kryer vetëvrasje. Ai është gjetur rreth orarit të drekës ditën e djeshme nga një mikeshë e tij, e cila menjëherë dha alarmin në polici, përcjell revista Who.

Ndihma e shpejtë ishte e kotë pasi spikeri i radios kishte ndërruar jetë. Sipas të dhënave të para mësohet se Mastrolitti po kalonte një periudhë depresioni për arsye familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet nëse ka lënë një letër lamtumire. Hetuesit përjashtojnë çdo pistë tjetër përpos vetëvrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?