Vetëvritet djali i Fidel Kastros
Djali 68-vjeçar i ish-udhëheqësit të Kubës Fidel Kastro ka vrarë veten. Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur të martën në mëngjes në Havane dhe thuhet se ai vuante nga depresioni.
Djali më i madh i Fidel Castros ishte fizikant bërthamor, i cili kishte studiuar në ish-Bashkimin Sovjetik.
Ai kishte disa muaj që trajtohej nga mjekët për shkak të depresionit. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.
KOHA JONË SONDAZH

