Vëzhgohen 13 mijë makina për të kapur korrierin shqiptar me 65 mijë euro kokainë

Një korrier shqiptar droge u arrestua nga policia italiane në autostradën A / 1 në zonën e Arezzo-s.

Në pranga ka përfunduar një 26 vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me një makinë Mazda në drejtim të Romës.

Policia e dinte se një sasi kokaine do të trafikohej, ashtu sikurse e dinte se trafiku do të kryhej dje pasdite, por nuk kishte informacione të tjera se si do të ndodhte.

Swiss Digital Desktop Reklama

 E vetmja gjë që ata nuk e dinin, ishte makina në dispozicion të trafikut të kokainës, por kjo nuk i ke dekurajuar policët që të viheshin në kërkim. Dy patrulla ishin vendosur në Valdichiana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë pasdites, më shumë se 13.000 automjete kanë kaluar në të dyja drejtimet, por “Mazda” ka tërhequr më së shumti vëmendjen e agjentëve.

Të riut shqiptar ju bë thirrje për të ndaluar dhe ai e kuptoi se plani i trafikut po dështonte, shkruajnë mediat italiane.

Ai kishte fshehur në pjesën kroskotit të mjetit rreth 1 kg kokainë, të mbështjellë me letër celofon, në të cilën ishte riprodhuar vizatimi i një peshku, e njëjta “pikturë” e gjetur në një ngarkesë tjetër të drogës të konfiskuar gjatë ditëve të fundit në Emilia Romagna.

Shqiptari po transportonte kokainë të pastër, e cila do të kishte dhënë rreth 65,000 euro në tregun e zi.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar edhe bashkëpunëtorët e tij.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?