VIDEO/Aksidenti fatal, djali i pronarit grek të anijeve përplas për vdekje shqiptarin me mjetin luksoz

Një 25-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor  me me 17 dhjetor të vitit që lamë pas. Pamjet e aksidentit janë publikuar vetëm sot, pas 27 ditësh, në mediat greke.

Djali 19-vjeçar i një pronari të famshëm grek të anijeve me automjetin e tij luksoz, theu një ndalesë dhe mori zvarrë shqiptarin që udhëtonte me motor.

Ishte ora 18:30 e pasdites. 25-vjeçari, Fotis-Flaidi Perdretsa, i cili mbante në kokë dhe kokoren mbrojtëse po kthehej nga puna, në shtëpinë e tij në Kifissia, përmes Tezeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i makinës luksoze,  Diamantis Diamantidis, i cili po kthehej nga palestra, del nga një rrugicë në rrugën kryesore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shkeli “STOP” në ngushticën dhe vijën e dyfishtë të ndarjes në Teze dhe u kthye majtas në drejtim të Dionysos, kur tërhoqi zvarrë motorin me 25-vjeçarin, i cili vdiq menjëherë.

Studenti 19-vjeçar, djali i pronarit të anijes, pas aksidentit u ndal dhe thirri Policinë Rrugore. Siç parashikohet në këto raste, shoferit i është marrë gjak për të përcaktuar nëse ai kishte konsumuar alkool ose substanca. Një çështje u ngrit kundër tij dhe u prangos.

Kamera filmoi aksidentin

Sipas avokatit të familjes së fatkeqit 25-vjeçar, një kamera sigurie në një taksi që ishte pas motoristit 25-vjeçar, ka regjistruar aksidentin.

Në të njëjtën kohë, efektivët e Policisë Rrugore po kontrollojnë materialin nga kamerat e sigurisë në vilat që ndodhen në zonë.

Familja e 25-vjeçarit po pret për përfundimin e çështjes në mënyrë që të kërkojnë dëmshpërblimin. Por e rëndësishme për ta është të ndëshkohet fajtori i aksidentit automobilistik që u përmbysi jetën.  Ata kanë marrë si avokat kriminologun Alexios Kalpouzo.

I riu ishte një shtetas grek që shërbente në ushtri. Ai punoi si inxhinier në një punishte, kishte një marrëdhënie afatgjatë me një vajzë dhe dëshironte të martohej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?