Video/ Apeli kundër sharjeve raciste i kushton shtrenjtë pasagjerit në metro
Një i ri aziatiko-amerikan është sulmuar teksa udhëtonte në metronë e San Franciskos.
Një burrë i afrohet duke i bërtitur me sharje raciste dhe duke e goditur me shpulla. Asnjë nuk e mbron, disa pasagjerë që ishin ulur pranë tij largohen, pavarësisht se djali tregon një qetësi të admirueshme.
Episodi është filmuar nga njëri prej pasagjerëve i cili e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.
“Gjithçka nisi pasi burri po bërtiste ‘zezak’ brenda vagonit dhe i riu ishte i pari që i tha të pushojë”, shpjegon në postin e tij Wiseley Wu.
‘Do të doja të kisha edhe unë kurajon e tij’, shpjegon përdoruesi i Facebook në internet.
KOHA JONË SONDAZH

