VIDEO/ Bien sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, deputetët vrapojnë drejt vendstrehimeve

Sirenat ranë sërish këtë të hënë në Jeruzalem, Tel Aviv, në zonën e Rishon-it dhe në qytete të tjera të Izraelit. Sirenat paralajmërojnë ardhjen e raketave nga Rripi i Gazës

Brigada Al Qassam njoftoi më pas se sulmi u bë “sepse Izraeli po qëllon civilët.” Si pasojë e raketave, u ndërpre edhe sesioni i sotëm i Knesset-it, parlamenti izraelit me një dhomë. Me nisjen e sirenave, deputetët nxituan drejt vendstrehimeve ndaj sulmeve ajrore.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes bënë të ditur se ndaj trupave ushtarake u hap zjarr pranë kufirit me Libanin. Zjarri u kthye me zjarr ndërsa, për dëme nuk ka raportime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?