VIDEO e re/ Momenti tronditës kur makina përplas protestuesit në SHBA

Kjo video tmerruese tregon momentin kur makina goditi grupin e protestuesve anti-fashistë në SHBA, ku mbeti e vdekur 32-vjeçarjavi Heather Heyer dhe të paktën 19 të tjerë u plagosën.

Pamjet tregojnë automjetin Dodge Challenger që futet mes protestuesve  në rrugën e mbushur plot me njerëz.

Dëshmitarët e kanë përshkruar si një moment të tmerrshëm përplasjen, ndërkohë që ulërima dëgjoheshin kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turma e njerëzve po kundërshtote një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

E djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?