Video-emocionuese/ Covid i ndau, 81 vjeçari me fizarmonikë në duar i bën suprizë bashkëshortes poshtë dritares së spitalit

Covid-19 ka ndryshuar rrjedhën e gjithçkaje dhe ka vështirësuar jetën e çdo njeriu.

Më të vështirë e kanë ata persona të cilët për shkak të pandemisë po detyrohen të qëndrojnë të ndarë nga njeriu i zemrës.

Italiani Stefano Bodzini, 81-vjeç, nuk ka mundur ta vizitojë gruan e tij sëmurë në spital, kështu ai vendosi ta suprizonte atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

81 vjeçari me fisarmonikë në duar qëndroi ulur para dritares së dhomës së spitalit ku po trajtohej gruaja e tij dhe filloi të luante muzikën e saj më të pëlqyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ky moment prekës është filmuar  teksa gruaja e tij Carla Saki po e vështronte nga dritarja e katit të dytë në Kastel San Giovani, qytet ky në veri të Italisë.

Stefano luatji një miks-baladash dhe këngë të dashurisë për të kaluar më pas në këngët e preferuara të partneres së tij.

Army veteran, 81, serenades wife at hospital window in Italy due to Covid rules

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?