VIDEO/ Fqinjët nxjerrin zbuluar shqiptarët hajdutë, të veshur me të zeza tentuan të vidhnin vilën spanjolle
Katër shqiptarë janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një rezidencë spanjolle mbrëmjen e së mërkurës. Ishin fqinjët që vunë re hajdutët e veshur me të zeza dhe njoftuan menjëherë policinë që ndikoi në dështimin e planit të tyre.
Ngjarja u regjistrua në San Andrés de Comesaña të Spanjës, ndërsa policia vuri në pranga vetëm njërin prej hajdutëve ndërsa tre të tjerët u fshehën në mal. Gjatë ndjekjes nga policia, njëri prej tyre nxori armën e tij dhe qëlloi me dy të shtëna në ajër, pasi u përball me njërin nga sulmuesit.
Hetuesit sekuestruan një automjet me një targë franceze që banda kishte parkuar atje. “Brenda kishte maska dhe material për grabitje,” përshkruajnë ata.