VIDEO/ Gazetarja lexon live lajmin e aksidentit, por merr vesh gjëmën…i kishte vdekur burri

INDI – Një spikere indiane lajmesh i lexoi të gjitha detajet e një aksidenti automobilistik, gjatë një transmetimi live, pavarësisht se ishte njoftuar se bashkëshorti i saj kishte vdekur në këtë aksident.

Kjo ngjarje ka provokuar përgëzime të jashtëzakonshme nga ana e opinionit publik për gazetaren, sidomos për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

28-vjeçarja, Supreet Kaur, e stacionit informativ televiziv, IBC24 Neës, në shtetin e Çatisgarit, ishte duke lexuar buletinin e lajmeve dje, kur u lidh ”live” me një gazetar, i cili ndodhej në një skenë aksidenti rrugor, ku kishin vdekur tre persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Edhe pse identiteti i viktimave nuk u bë i ditur menjëherë, Kaur kuptoi se bashkëshorti i saj, Harsad Kaëade, ishte mes të vdekurve, pasi kishte udhëtuar në të njëjtën rrugë dhe me të njëjtin tip makine që ishte përplasur”, tha IBC24 News dhe media kombëtare indiane.

”Kaur filloi të qante vetëm kur doli nga studioja e transmetimit, pasi kishte përfunduar gjithë edicionin e lajmeve” tha gazeta ”Hindustan Times”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?