VIDEO/ Gjatë intervistës për reformën e pensioneve, Macron heq “orën luksoze” nga dora
Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me kritike, kjo pasi hoqi para kamerave një orë “luksoze” gjatë një interviste në të cilën po diskutohej reforma e tij e pensioneve.
Incidenti ndodhi gjatë një intervistës të transmetuar në “prime time” të mërkurën ndërkohë që Macron po argumentonte arsyet e tij për rritjen e moshës së daljes në pension.
Presidenti uli duart poshtë tavolinës dhe nis të zbërthejë orën. Teksa vijonte të fliste, Macron e hoqi orën dhe e largoi nga vetja. Kur i ngriti sërish duart nga tavolina, ora nuk ishte më poshtë mëngës këmishës. Ekipi i tij këmbënguli që heqja e orës ishte tërësisht e pafajshme. Por ky moment u shfrytëzua nga kritikët e presidentit.
Franca është përfshirë këtë javë nga protestat pas vendimit të Macron-it për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64. Përfaqësuesit e presidentit francez kanë deklaruar se ai e hoqi orën pasi po bënte zhurmë kur përplasej me tryezën.
https://twitter.com/BernieSpofforth/status/1639240518679814146