VIDEO/ Greqia po përjeton orët e ferrit, banorët në ndihmë të zjarrfikëseve

Greqia po përjeton orët e ferrit.

18 trupa të djegur, që dyshohen të jenë të emigrantëve, u gjetën të martën në një zonë rurale në Greqinë veriore ku zjarret e dala jashtë kontrollit, të favorizuara edhe nga era e fortë, vijojnë të djegin gjithçka gjejnë para për të katërtën ditë radhazi.

56 zjarrfikës mbërritën në Greqi të martën nga Rumania dhe Athina priste ndihmë të mëtejshme nga Republika Çeke, Kroacia, Gjermania dhe Suedia me 64 zjarrfikës të tjerë, 19 makina zjarrfikëse, shtatë avionë dhe një helikopter, tha brigada e zjarrfikësve.

SHKARKO APP