VIDEO/ Gruaja shkel perimetrin e sigurisë dhe i del para luanit afrikan, pamjet bëjnë xhiron e botës

Disa pamje të rralla dhe jashtë çdo imagjinate janë kapur në Kopshtin Zoologjik në Bronx të New York, ku një vizitore mori guximin për të thyer perimetrin e sigurisë.

Ajo u fut brenda zonës ku qëndronte luani afrikan, duke vënë në rrezik shumë serioz jetën e saj.

“Veprimi i saj ishte një shkelje serioze e sigurisë, që mund të kishte sjellë plagosjen e gruas, apo akoma më keq, vdekjen”, tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik.
Gruaja shihet duke vallëzuar dhe duke tundur duart, duke përqeshur luanin për të lëvizur.
Video u realizua nga një kalimtar që ishte i pranishëm, ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës.
Woman climbs into lion exhibit at NYC zoo

SHKARKO APP