VIDEO/ I dhanë nuse me zor, dhëndri shpërthen në lot

Një dhëndër indian është filmuar duke qarë pasi është detyruar të martohet pa dëshirën e tij me një grua që nuk e njihte fare.

Në klip dëgjohen njerëzit e nuses që i thonë 29-vjeçarit: “Po të varim ne ty? Thjesht po festojmë dasmën. Çfarë ke që mërzitesh?”

Vinodi i kishte thënë mediave indiane se ishte rrëmbyer nga vëllai i nuses së padëshiruar, të cilin e kishte shok. Me armë në duar, kunati së bashku me burra të tjerë, e kanë rrëmbyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse familjarët e dhëndrrit kanë kërkuar ndihmën e policisë, ata i kanë thënë që këtë çështje ta zgjidhin mes tyre të dyja familjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?