Video/ Itali, Catania, Etna jep spektakël me shpërthimin e tij natën
Vullkani më i madh dhe më i lartë aktiv në Evropë, Etna, është “zgjuar”, raportuan mediat italiane.
Shpërthimi i lavës, është pasuar nga një re hiri, e cila arriti disa qindra metra të lartë, thanë disa dëshmitarë.
Hiri vullkanik mbuloi makinat në fshatrat në Sicili, pasi krateri juglindor i vullkanit nxorri lavën e zjarrtë.
Autoritetet lokale raportuan se hiri i zi u shpërnda gjithashtu rreth njëzet kilometra nga Etna.
Shpërthimi ishte i dukshëm edhe nga Taormina, që ndodhet rreth pesëdhjetë kilometra larg.
Në prag të Krishtlindjes 2018, për shkak të shpërthimit të Etnas, trafiku ajror ishte ndërprerë dhe se katër ditë pas kësaj, një tërmet me magnitudë 4.9, me epiqendër pranë qytetit të Catania, tronditi ishullin.
Me atë rast, katër persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan.
Shpërthimi i parë i regjistruar i Etnës daton 425 vjet para eres së re.