VIDEO/ Komplimenti i Trump për Zonjën e Parë të Francës pushton rrjetet sociale
Vizita e presidentit amerikan, Donald Trump në Francë ka dominuar lajmet e para të mediave ndërkombëtare. Trump sërish u bë subjekt debatash në mediat sociale për shkak të një komplimenti që i bëri Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron.
Duke i shtrënguar duart 64-vjeçares, 71-vjeçari i tha: “Jeni në formë shumë të mirë”. Ndërkohë sytë e Trump ishin tek ijet e Zonjës së Parë.
Edhe kur takoi homologun francez, ai sërish përsëriti për gruan e tij: “E bukur”. Brigitte Macron është 64 vjeç dhe bashkëshorti i saj është 39 vjeç. Diferenca në moshë mes tyre ka qenë subjekt debati gjatë fushatës elektorale në Francë. Brigitte ka qenë mësuesja e Emmanuel Macron.
Dy çiftet presidenciale kanë darkuar më pas në Kullën Eifel. Binte në sy sidomos shkëlqimi i Zonjave të Para.
WATCH: President Trump tells the French first lady, “You’re in such good shape” pic.twitter.com/UjiSIWWzoq
— NBC News (@NBCNews) July 13, 2017
KOHA JONË SONDAZH

