VIDEO/ Kryeministri shfaqet në publik pasi u pla*os rëndë: Unë e fal atë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico këtë të mërkurë u shfaq për herë të parë në publik, pasi u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tri javë më parë. Ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.

Po ashtu Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjen “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit. “Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.

Shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj 59-vjeçarit, ka thënë pas sulmit se “e bëra këtë sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisjes së tij”.

SHKARKO APP