VIDEO/ Macron bllokohet në trafik, më parë duhet të kalonte autokolona e Trump
Presidenti francez Emmanuel Macron u befasua kur një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut e ndaloi të kalonte rrugën për shkak të autokolonës së presidentit të SHBA-së Donald Trump. Por ndryshe nga shumica e atyre që u përballën me shqetësime, Macron më pas i telefonoi personalisht Trump nga trotuari për të bërë shaka në lidhje me gjendjen e tij të vështirë. ”Nëse nuk e shihni, më lejoni të kaloj. Unë negocioj me ju”, tha me shaka Macron, një referencë e lehtë për negociatat në të cilat ai dhe udhëheqës të tjerë do të përfshihen këtë javë gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara në New York.

KOHA JONË SONDAZH

