VIDEO/ Mbyllet biblioteka në Miçigan, shkak bëhet gjetja e disa merimangave helmuese

Një bibliotekë e Universitetit të Miçiganit u mbyll për dy ditë për pastrim, pasi u identifikuan tre merimanga helmuese të gjetura në bodrum.

Zyrtarët thanë se tre merimangat u gjetën në fund të janarit dhe iu dërguan për identifikim profesoreshës nga universiteti, Ann Danielson-Francois.

Kjo e fundit i identifikoi si merimangat e vetmuara mesdhetare, të cilat janë gjetur në 22 shtete.

Danielson-Francois tha se merimangat janë helmuese, por nuk ka gjasa të kafshojnë dikë në një hapësirë të hapur si biblioteka.

“Ata nuk kanë sasi të madhe helmi, por kanë mjaft për të filluar nekrozën, e cila është ngrënia e mishit”, tha ajo për WJBK-TV.

Three deadly Mediterranean recluse spiders found at U-M library

/abcnews.al

SHKARKO APP