Video/ Mizore, prindërit hedhin në koshin e mbeturinave vajzën e porsalindur sepse donin një djalë
Një vajzë e porsalindur nga Kina është braktisur nga prindërit e saj në një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi kishte ardhur në jetë.
Ajo është braktisur nga babi i vet, sepse familja tanimë i kishte dy vajza dhe dëshironin një djalë.
Foshnja u gjet nga disa pastrues rrugësh, të cilët kanë njoftuar direkt policinë. Ajo më pas u dërgua në një qendër lokale të mirëqenies nga autoritetet.
Ngjarja ndodhi në qytetin Dongguan të provincës Guangdong dhe prindërit u arrestuan nën dyshimin e braktisjes.
Nëna 21-vjeçare, zonja Li, lindi fëmijën 29 korrik në një banesë me qira. Në një deklaratë për policinë, ata u shprehën se kur lindi vajzë u zhgënjyen.
Babai, 24 vjeç, i njohur me mbiemrin e tij Zhang, i tha policisë se ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua kur lindi vajza e tyre e tretë.
Tradicionalisht, djemtë preferohen nga prindërit kinezë për shkak të aftësisë së tyre për të mbajtur emrin e familjes.
Prindërit vendosën ta braktisnin vajzën, sepse nuk mund të përballonin rritjen e tre fëmijëve së bashku.