VIDEO/ Moderatori ofendon fëmijën e sëmurë nga kanceri: Kthehu kur të rriten flokët dhe të bëhesh më i bukur
Moderatori Holmes ka uruar familjen e djalit të vogël që t’i mbledhin fondet për shërimin a djalit sa më shpejtë, por në përmbyllje të emisionit ai është shprehur në mënyrë ofenduese.

“Të urojmë shumë suksese Dawson dhe të presim kur të rriten flokët dhe ti të bëhesh më i bukur”, ka thënë Holmes, ku dhe ka shkaktuar një tmerr publik.
Nëna e tij ka qenë e tronditur, por edhe në Twitter shumë shpejtë ka marr bujë me komente të ndryshme.
“Nuk e di se si ka mundësi që ky të jetë ende punë? Pse është dashur të shprehet në këtë mënyrë? Sa njeri i pavlefshëm”, janë këto disa nga komentet në Twitter.
Por Dawson është duke bërë hemoterapi, por nuk është duke ecur me ritme të mira. Për këtë arsye prindërit kanë filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve #adollarfordawson, që të mund të mbledhin diku rreth 550 mijë dollarë për t’i mundësuar shërimin të voglit Dawson në Amerikë.
KOHA JONË SONDAZH

